Aktualitet

Lirohet pas 3 orësh në Komisariat, gazetari Bledar Marku: Kërkojnë të na demotivojnë

31 Janar 2022, 19:52 Nga DOSJA
Lirohet pas 3 orësh në Komisariat, gazetari Bledar Marku:

TIRANË– Lirohet pas 3 orësh në Komisariat, gazetari Bledar Marku! Moderatori dhe gazetari i Syri Tv, Marku u shoqërua në Komisariat pasi protestoi pasditen e sotme kundër shembjeve të parashikuara në zonën e “5 majit” dhe në Laprakë. Pas lirimit, ai ka dhënë një deklaratë për mediat, duke u shprehur se e gjitha bëhet për t’u intimiduar.

“Shoqërimi është i pavlerë. Kërkojnë që të na demotivojnë, ka unitet. Kërkojnë të na intimidojnë. Nuk është asnjë një shoqërim, protesta duhet që të vazhdojë,”-u shpreh ai. Ndërkohë që avokatja Adriana Kalaja ka bërë me dije se përveç Markut, në Komisariatin nr.4 në Tirnaë, ka 12 të shoqëruar të tjerë, pasi mbi ta rëndon organizimi i tubimit të paligjshëm.

LAJMI KRYESOR: Protestoi kundër shembjes së shtëpisë së tij, shoqërohet për 3 orë gazetari Marku

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bled marku protesta e 5 majit 31 janar 2022 shoqerohet bled marku bled marku protesta e 5 majit 31 janar 2022 shoqerohet bled marku

Sondazh

Poll