Aktualitet

Po Kryemadhi? Koalicioni me LSI, Berisha: Negociova me Metën, e takova personalisht

31 Janar 2022, 20:38 Nga DOSJA
Po Kryemadhi? Koalicioni me LSI, Berisha: Negociova me Metën, e takova

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka negociuar me presidentin Ilir Meta për koalicionin e nënshkruar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në fjalën e tij, Berisha tha në emisionin “Çim Peka Live” se kishte diskutuar me presidentin për hyrjen në zgjedhje, duke mos e përmendur në asnjë moment kryetaren aktuale të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Vetëm për këto zgjedhje do jemi me LSI. Kemi pasur bisedimë në të gjitha nivelet. Kam pasur bisedime me zotin Meta. E kam takuar zotin Meta. Kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitare, përveç zotit Dule që ndodhet jashtë vendit. Por edhe me të kam kontaktuar,”-tha Berisha në fjalën e tij.

Mesa duket edhe pse ende mban postin e kreut të shtetit, Meta ka vendosur që të mbajë qëndrimin e tij për këto zgjedhje të pjesshme lokale, duke “orientuar” qëndrimin e partisë që vetë e themeloi. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilir meta sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll