Aktualitet

Protestoi kundër shembjes së shtëpisë së tij, shoqërohet për 3 orë gazetari Marku 

31 Janar 2022, 17:56 Nga DOSJA
Protestoi kundër shembjes së shtëpisë së tij,

TIRANË– Për rreth 3 orë, moderatori dhe gazetari Bledar Marku u shoqërua në Komisariatin e Policisë nr.4 në Tiranë. Shoqërimi i tij në Komisariat u bë fill pas përfundimit të protestës së zhvilluar nga banorët e zonës së “5 majit” dhe Laprakës, kundër shembjes së banesave të tyre. SYRI ka sjellë me video momentin kur uniformat blu shoqërojnë gazetarin Bled Marku, i cili është i rrethuar nga 3 persona, përfshirë edhe efektivë të veshur si civilë.

Gazetari Marku është një nga zërat më aktivë të protestës, pasi edhe banesa e tij në Laprakë rrezikon që të rrafshohet nga projekti për ndërtimin e lotit të Unazës, ndërsa aksioni i tij ka marrë mbështetje nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Pas lirimit të tij, ai tha për mediat se e gjitha bëhet për t’i demotivuar nga qëllimi, ndërsa njoftoi se përveç tij ishin shoqëruar edhe dhjetra persona të tjerë.

PAMJET NGA SHOQËRIMI:

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Lirohet pas 3 orësh në Komisariat, gazetari Bledar Marku: Kërkojnë të na demotivojnë

Shoqërimi i gazetarit Bled Marku, presidenti Meta-Policisë: Hiqni dorë nga shantazhi

Shoqërimi i gazetarit në Polici, Berisha:Dënoj aktin hakmarrës dhe primitiv të Ramës

Pasditen e sotme, banorët e ‘5 Majit’ u mblodhën në protestë në kryeqëzimin e Medresesë ku ngritën zërin kundër shembjes së banesave të tyre për rreth një orë. Protestës së tyre iu bashkuan edhe banorët e zonës së Laprakës, të cilët gjithashtu kërkojnë dëmshpërblimin për shembjen e banesave. Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, ndërsa paralajmëruan se të enjten do të dalin sërish në tubim para Kuvendit, derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bled marku bledar marku protesta e 5 majit 31 janar 2022 bled marku bledar marku protesta e 5 majit 31 janar 2022

Sondazh

Poll