Aktualitet

Lajçak-Escobar në Kosovë/ Dita e parë, diplomati i SHBA: Ballkani Perëndimor në BE

31 Janar 2022, 18:30 Nga DOSJA
Lajçak-Escobar në Kosovë/ Dita e parë, diplomati i SHBA:

KOSOVË– Zv/ndihmës-sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Miroslav Lajçak mbyllën sot ditën e parë të vizitës së përbashkët në Kosovë. Dy diplomatët e lartë të SHBA dhe BE mbërritën në Prishtinë pas orës 16:00. Ata respektuan axhendën e sotme duke u takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti.

Me përfundimin e bisedës Osmanin, Escobar dhe Lajçak nuk u prononcuan për mediat pas takimit me Osmanin, por nxituan të takoheshin me Kurtin. Nga ana tjetwr Presidentja e Kosovës tregoi se i bëri të ditur dy emisarëve se Serbia është shkaku i zvarritjes së dialogut me Kosovën duke mos respektuar një sërë marrëveshjesh të përbashkëta të firmosura.

Dy diplomatët Escobar dhe Lajçak përfunduan takimin me kryeministrin Albin Kurtin duke dalë së bashku në konferencë të përbashkët për median. Ish-ministri i jashtëm sllovak theksoi se biseda e sotme shërbeu për të vazhduan përgatitjen e planeve në javët e ardhshme mes BE, SHBA dhe Kosovës. Ai nënvizoi se pret të mërkurën që të ketë rezultate konkrete lidhur me bisedimet për marrëveshjen e Asosacionit të Komunave Serbe dhe dialogun me Serbinë.

Më tej, Escobar konfirmoi mbështetjen e SHBA për integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës. Ai kërkoi që BE të udhëheqë dialogun e shtetit të Kosovës me Serbinë. Për sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, I Dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se ky rajon duhet të shikohet si mundësi e jashtëzakonshme nga aleatët e saj dhe jo si rrezik. Ndërkohë, Escobar e konsideroi Ballkanin Perëndimor si anëtarin e mundshëm të ardhshëm të BE-së.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi para mediave se ai është kryeministër i të gjithë qytetarëve në Kosovë, jo vetëm i shqiptarëve. Ai premtoi angazhimin e Kosovës në përparimin e dialogut me Serbinë, Proçesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkërt Rajonal. Kurti shtoi se BE dhe NATO janë fati i Kosovës.

Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë deri të mërkurën në Kosovë. Më pas, ata do të udhëtojnë drejt Serbisë. Vizita e tyre vjen në kuadër të përparimit të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e përbashkët si dhe për zbatimin e marrëveshjes të krijimit të Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kurti: BE dhe NATO, fati ynë, jam dhe kryeministër i serbëve në Kosovë

Escobar në Prishtinë: Ballkani Perëndimor, anëtar potencial i BE-së, pro dialogut

Lajçak në konferencë me Kurtin dhe Eskobar: Vazhdojmë diskutimet për javët në vijim

Takimi me Eskobar dhe Lajçak, Osmani: Serbia po e bllokon progresin në dialog

Mbyllet takimi me Osmanin, Escobar dhe Lajçak priten nga Albin Kurti

Lajçak dhe Escobar mbërrijnë në Kosovë, takohen me Osmanin (DETAJE)

“Shqiptarët po punojnë për ‘Shqipërinë e Madhe’”, ministri serb: Perëndimi po hesht

“Me Escobar takohem për herë të parë”,Kurti:Qëndrimet tona pas takimit dhe me Lajçak

Escobar dhe Lajçak në Kosovë, Osmani: S’do pranojmë model shteti jofunksional

Vizita në Kosovë, Lajçak: BE mbështet dialogun mes palëve

Escobar në Kosovë, REL: Inkurajim për dialog

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore gabriel escobar lajcak dhe escobar ne kosove miroslav lajčák gabriel escobar lajcak dhe escobar ne kosove miroslav lajčák

Sondazh

Poll