Aktualitet

Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena, në pranga 2 persona, nën hetim 1 tjetër

31 Janar 2022, 19:12 Nga DOSJA
Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena, në pranga 2 persona,

TIRANË– 2 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohen se kanë qëlluar arbitrat pas ndeshjes Lapraka- Arena, ndërkohë që nën hetim është një person tjetër. Policia e Shtetit, me një njoftim zyrtar ka bërë me dije se në pranga kanë përfunduar: J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç. Ndërsa nën hetim është i mituar, i identifikuar me inicialet D. Gj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Lapraka-Arena të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamzë, bënë identifikimin, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasve: – J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç, dhe proceduan penalisht shtetasin D. Gj., 17 vjeç, për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas ndeshjes Lapraka-Arena, kanë goditur shtetasit S. Ç. dhe M. B., arbitrat e kësaj ndeshjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll