Politike

Garon për Shkodrën, Bardh Spahia: Ndjehem krenar, zgjedhjet do i fitojmë

30 Janar 2022, 21:47 Nga DOSJA
Garon për Shkodrën, Bardh Spahia: Ndjehem krenar, zgjedhjet do i

SHKODËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka fituar me 1011 vota garën për të kandiduar për Bashkinë e Shkodrës. Pas mbylljes së numërimit, në një prononcim për mediat, Spahia u shpreh se do të bënte gjithçka për të bashkuar demokratët, ndërkohë që preferoi që të mos i komentonte deklaratat kundër të Partisë Demokratike. Gjithashtu nuk dha asnjë koment as për garuesit e tjerë që do të ketë më parë më 6 mars për të marrë bashkinë më të madhe të veriut të vendit.

Më lejoni ta filloj më një falenderim për të gjithë ata që u impenjuan sot. E konsideroj një ditë të rëndësishme dhe të madhe për demokracinë shqiptare. Kam bindjen se kjo traditë do të vazhdojë. Më bën të ndjehem krenar për këtë pjesëmarrje historike. Zgjedhjet në Shkodër do të fitohen. Deklaratat e PD? Përgjigjen më të mirë ia dhanë qytetarët shkodranë që mbajtën radhë në këtë të ftohtë për të votuar. Apel për mbështetësit e Bashës? I bëj thirrje që t’i bashkohen shumicës dhe ne. Le të fillojë nga Shkodra demokratizimi i Shqipërisë. Gara për Bashkinë? Do jetë objektivi im kryesor bashkimi i demokratëve. Kundërshtarja? E respektoj por nuk e komentoj,”-tha në fjalën e tij Bardh Spahia.

LAJMI KRYESOR: 6 MARSI- Berisha mban primaret! Mbyllet numërimi, 6 fitues, Shkodra zgjedh Spahinë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet primare 30 janar 2022 bardh spahia shkoder zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll

Politike 30 Janar 2022, 18:08

REL: Putin në “fazën e Millosheviçit”

Janë bërë gati tetë vjet prejse Rusia ka ndërhyrë në Ukrainë dhe ka aneksuar Gadishullin e Krimesë – gjë që ka nxitur një sërë sanksionesh ndërkombëtare kundër ...