Aktualitet

Banorët e “5 majit”: Në 22 shkurt rrezikohen dhe 11 shtëpi, çojmë dokumente shtesë

31 Janar 2022, 11:28 Nga DOSJA
Banorët e “5 majit”: Në 22 shkurt rrezikohen dhe 11

TIRANË – Banorët e zonës “5 maj” deklarojnë se kanë marrë njoftim nga Bashkia e Tiranës se do të shemben 11 banesa të reja në 22 shkurt nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit. Për “Fax news”, ata bënëm e dije se do të dërgojnë dokumente shtesë në Komisionin e Ligjeve pas seancës së fundit në këtë komisionin të premten e kaluar.

Njëri prej banorëve tha se nëse njoftimi do të vinte në datë 25 janar, ata do ta padisnin bashkinë në gjykatë. Ai theksoi se nuk kanë takuar asnjë përfaqësues të bashkisë apo qeverisë. 

“Ne bëmë një kërkesë që të pëzullohen prishjet deri në një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës prandaj ramë dakort qe të cojmë dokumente shtesë.

11/11/2021 një nga banorët ka kërkuar informacion në Bashki pasi nuk ka marrë nje letër, dhe pas diskutimit në Komisionin e ligjeve, Bashkia e Tiranës i ka kthyer përgjigjie duke thënë se banesas e tij është brenda planit të rindërtimit të “5 maj-it”. Këta të sjellin 10 emra për prishje, por në të vërtetë ata kanë një plan tjetër për më shumë hapësira të përfshira.

Preket në fazën e dytë kjo shtëpi për të cilën fola. Ne i lamë të gjitha dokumentet në Komisionin e ligjeve, do dërgojmë dhe shkresën zyrtare dhe kërkesë që Komisioni të ndërhyjë për mosprishjen e banesave.

Nëse do sillte me datë 25 vendim prishje, jo njoftim, ne mund të shkojmë dhe ta godasim në gjykatë. Këta nuk sjellin letra të rregullta.

Në njësinë 8 nuk ka bërë marrëveshje për prishjen e banesave. Marrin të gjithë këtë ndërtim përsipër por nuk kanë fuqi punëtore dhe ca bëjnë ua kalojnë kompanive të tjera pa plan të detajuar, pa konkurs të drejte, pa letra dhe fillojnë përplasjet mes firmave të ndërtimit dhe banorëve.

U bëj thirrje dhe e vetmja shpresë që kemi është Komisioni i ligjeve sepse edhe avokatja e popullit tha që kjo kontratë nuk vlen. Nuk bëhet asnjë takim sqarues. Bashkia është për të zbutur konfliktet sociale jo për ti nxitur”, tha qytetari i “5 majit”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet imt shembja e banesave te 5 maji imt shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll