Aktualitet

VD/Përplasi me ‘Benz’ 26-vjeçaren, u arratis për të fshehur mjetin,arrestohet autori

31 Janar 2022, 08:35 Nga DOSJA
VD/Përplasi me ‘Benz’ 26-vjeçaren, u arratis për

TIRANË– Policia e shtetit ka mundur të vëjë në pranga një 24-vjeçar, pasi ditë më parë ka aksidentuar me mjetin e tij tip ‘Benz’ një 26-vjeçare. Pamjet nga aksidenti i ndodhur në rrugën “Shahin Doçi” janë bërë publike. Shihet se i riu me inicialet A.T, ka aksidentuar të renë e cila ishte këmbësore, duke e lënë të lënduar e duke u larguar nga vendi i ngjarjes për të fshehur mjetin e tij.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit’. Vajza 26-vjeçare, aktualisht ndodhet e shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale, identifikoi dhe vuri në pranga autorin.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin. 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas të drejtuesit të mjetit. Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll