Aktualitet

6 MARSI- Berisha mban primaret! Mbyllet numërimi, 6 fitues, Shkodra zgjedh Spahinë

30 Janar 2022, 06:54 Nga DOSJA
6 MARSI- Berisha mban primaret! Mbyllet numërimi, 6 fitues, Shkodra zgjedh

TIRANË– Premtim Kryemadhi (Dibër), Ardian Muka (Durrës), Elton Bano (Lushnje), Hekuran Xhani (Rrogozhinë) dhe Lulzim Vrana (Vorë), janë kandidatët zyrtarë të Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ndërkohë Shkodra përfundoi e fundit numërimin, ku i zgjedhur është ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i krijuar nga Sali Berisha ka zhvilluar dhe ka mbyllur sot pa asnjë incident votimet për primaret në të 6 bashkitë ku edhe do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë në të gjitha këto bashki ka nisur procesi i numërimit! Që prej orës 08:00 të mëngjesit, në Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë, të gjithë anëtarët e PD-së shkuan për të votuar kandidatin e tyre të preferuar, i cili do të garojë kundër forcave të tjera në zgjedhjet e 6 marsit. Por vetëm në Shkodër pati shtyrje të orarit të votimit me një orë më shumë, kjo për shkak të fluksit të madh të votuesve.

Komisioni i Rithemelimit publikoi dje emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, teksa ftoi anëtarët e PD, ku edhe ra në sy mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Teksa ka votuar në primaret sot në Shkodër, Ademi tha se ajo do të vijojë të japë kontributin e saj politik në mbështetje të Berishës, por shtoi se nuk do të ishte pjesë e garës për shkak të pabarazisë. E teksa ish-kryeministri Sali Berisha Sali Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhjet e pjesshme vendore, Arben Ristani, ndonëse nuk specifikoi se me cilën parti, theksoi se ata do të shkojnë drejt një koalicioni. Me shumë gjasa Lëvizjen Socialiste për Integrim, me të cilën janë shprehur disa herë se po negociojnë. Nga ana tjetër Flamur Noka se në fillim të javës do të zbulojnë skemën për të zyrtarizuar kandidatët e tyre.

Partia Demokratike reagoi ditën e djeshme nëpërmjet një deklarate, ku tha se as lideri historik i PD-së, Sali Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s’kanë lidhje me demokratët dhe PD. Ndërkohë që deri më tani Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhjet e pjesshme vendore, teksa afati i fundit është ditën e nesërme, por sot Arben Ristani tha se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit do të mbështeten nga disa parti dhe emri i koalicionit do të vendoset ditët në vazhdim.

GARUESIT NË ZGJEDHJET E SOTME: 

 

Primaret e Berishës, PD: Të rreme! Zgjedh Ramën, mban Berishën

DIBËR:

1. Behar Baudin Dema, ekonomist

2. Dafina Bajram Muda, psikologe

3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJË:

1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat

3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

RROGOZHINË:

1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2. Arben Xhavid Maliqi, jurist

3. Astrit Myfid Bushati, Jurist

4. Bardh Ali Spahia, Mjek

5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke

6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË:

1. Luan Gani Beta, Inxhinier

2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhja e 6 kandidatëve/ Berisha: Përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD

Garon për Shkodrën, Bardh Spahia: Ndjehem krenar, zgjedhjet do i fitojmë

Zyrtare! Ish-deputeti Bardh Spahia, kandidati i Berishës për Shkodrën

Mbylle numërimi! Ja kandidati nga Komisioni i Rithemelimit në Bashkinë Durrës

Zgjedhjet e 6 marsit, kandidat në Dibër do të jetë Premtim Kryemadhi

As një orë nuk zgjati! Mbyllet numërim, kush është kandidati i Berishës për Vorën

Ka fluks! Shtyhet deri në 18:00 procesi i votimit në Shkodër

Do fitojnë në Vorë? Noka-gazetares: As mos e vej në diskutim, s’ka rast të kundërt

Demokratja: Kam bërë burg për Lul Bravën, më ka hequr nga lista e anëtarësisë

PJESMARRJA/ Komisioni i Rithemelimit: Fluks në Shkodër dhe Durrës

PAMJET/ Nuk u bë pjesë e garës, Voltana Ademi voton në Shkodër

U tërhoq nga gara,Voltana Ademi:E mbështes Berishën, do sigurohem të ketë pjesmarrje

Nis votimi në Dibër, demokratët zgjedhin kandidatin për zgjedhjet e 6 Marsit

Primaret në 6 bashki/ Berisha: Zoti e bekoftë votën e tyre të lirë

Votimi për Primaret/ Komisioni i Rithemelimit: Procesi vijon i qetë, pa probleme

Ç’ndodhi në Vorë? Procesi i votimit për primaret e Berishës nis me vonesë

6 Marsi/ Mbështetësit e Berishës në Lushnjë nisin votimin për zgjedhjen e kandidatit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit te pd sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet primare 30 janar 2022 komisioni i rithemelimit te pd sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll