Aktualitet

Aksident në Gramsh, përplasen 2 makina/ 4 të plagosur, mes tyre një fëmijë

30 Janar 2022, 20:12 Nga DOSJA
Aksident në Gramsh, përplasen 2 makina/ 4 të plagosur, mes tyre

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gramsh, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Deri më tani raportohet se Policia dhe një autoambulancë ndodhen në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur. Gjithashtu të paqarta janë edhe rrethanat e aksidentit.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll