Aktualitet

U zgjodh fitues në Durrës, Muka: Angazhim i madh, fillon rrugëtim i ri

31 Janar 2022, 06:51 Nga DOSJA
U zgjodh fitues në Durrës, Muka: Angazhim i madh, fillon rrugëtim

DURRËS– Ardian Muka ka falenderuar demokratët për besimin që e zgjodhën me shumica votash në primaret e zhvilluara. Pasi mësoi rezultatin, Muka ka ndarë në rrjetin e tij social disa foto nga procesi i zgjedhjes e pas saj. Muka thotë se fitorja është një vlerësim dhe angazhim i madh, i cili do të konkretizohet me 6 mars.

Postimi i Ardian Mukës

Sonte anetaresia e Partise Demokratike dega Durres votoi ne shumice ne primaret e zhvilluara, per kandidaturen time per kryetar te bashkise se Durresit .Ky vleresim eshte nje angazhim i madh per fitore, dhe per ti kthyer bashkine qytetareve ,te cilet me 6 mars me voten e tyre do te behen zoter te fateve te qytetit te tyre ,i cili po lengon prej 22 vitesh mes injorances e korrupsionit. Nga sonte fillon nje rrugetim i ri qe do te konkretizohet me 6 mars ,ku bashke me qytetaret durrsake do te shprehim me vote pakenqesine ndaj arrogances ,abuzimit ,korrupsionit, jo profesionalizmit te drejtuesve aktuale te bashkise, dhe do te bejme te mundur qe bashkia ti kthehet qytetareve Koha per ndryshim ka ardhur !!

Ardian Muka u zgjodh ditën e djeshme fitues pas numërimit të votave të primareve në Bashkinë e Durrësit. Muka ishte kandidat nga Komisioni i Rithemelimit në Bashkinë Durrës. Tashmë ai do të garojë në zgjedhjet e 6 Marsit, nëse Berisha rregjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ardian muka zgjedhjet primare 30 janar 2022 ardian muka zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll