Art&Argëtim

Gërdeci/ Momenti kur banorët e Big Brother dalin të tmerruar: Dilni jashtë!

31 Janar 2022, 08:13 Nga DOSJA
Gërdeci/ Momenti kur banorët e Big Brother dalin të tmerruar:

TIRANË– Ky është momenti kur Banorët e Big Brother kanë përjetuar tronditjen nga shpërthimi i Gërdecit, që ndodhi në vitin 2008. Shpërthimi i fuqishëm tronditi të gjithë konkurrentët, të cilët, të izoluar nga realiteti jashtë, nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ëndërrtjerrësit” u dha ky moment, kur banorët përjetuan ngjarjen e rëndë. Regjisori tregon sfidat e atij momenti të vështirë, ku më e rëndësishmja ishte siguria e banorëve.

Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po tronditin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte.Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”, tha regjisori Rezart Aga.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani big brother vip gerdeci arbana osmani big brother vip gerdeci

Sondazh

Poll