Art&Argëtim

Vdekja e Dritan Hoxhës! Arbana kujton momentin me banorët e BB: Presidenti vdiq

31 Janar 2022, 07:08 Nga DOSJA
Vdekja e Dritan Hoxhës! Arbana kujton momentin me banorët e BB:

TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani ka kujtuar momentin kur Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha humbi jetën dhe ajo duhet t’ia jepte këtë lajm banorëve të “Big Brother”. Arbana rrëfeu mbrëmjen e kaluar në ‘Ëndërrtjerrësit’ se në ato momente ishte sikur iu kishte humbur busulla e nuk dinin se çfarë do të bënin më tej.

“Humbja e Tanit na ka prekur jashtëzakonisht shumë të gjithëve. Më duhej të ikja ta jepja këtë lajm te banorët, ndërkohë që vetë isha e tronditur. Ishim të tronditur, jo vetëm se kishim humbur një njeri që na udhëhiqte, me të cilin kishim ndërtuar këtë ëndrrën tonë, por me humbjen e tij na u duk sikur humbëm busullën”, rrëfen moderatorja.

Min: 20:47

Mirëpo, ishte vetë Arbana ajo e cila u fut në shtëpinë e Big Brother për të lajmëruar banorët.

“Si pasojë e një aksidenti, Presidenti i Top Medias, zoti Dritan Hoxha ka vdekur”, u tregoi ajo banorëve atëherë, të cilët, të izoluar dhe larg aktualitetit u tronditën nga lajmi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aksidentohet arbana dritan hoxha aksidentohet arbana dritan hoxha

Sondazh

Poll