Art&Argëtim

“Ka telashe në parajsë”/ Mësohet shkaku i vërtetë i anulimit të turneut të Adele

30 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
“Ka telashe në parajsë”/ Mësohet shkaku i

SHBA– Adele ka anuluar koncertet në Las Vegas për shkak të problemeve me të dashurin e saj agjent sportiv, i cili menaxhon lojtarë si edhe LeBron James.
Richard Johnson i New York Daily News raportoi se këngëtarja, 33 vjeçe, anuloi koncertin e saj në Caesars Palace ‘Weekends With Adele’ më pak se një ditë përpara shfaqjes për shkak të problemeve me të dashurin e saj, Rich Paul.

“Ka telashe në parajsë. Kjo është arsyeja pse ajo nuk mund të performojë,”-tha një burim pranë çiftit. Po ashtu, burime pranë Adelës pohojnë se ajo ka qarë gjatë provave dhe i ka ndërprerë për të marrë telefonata me Paulin.

Shfaqja e saj fillimisht ishte menduar të hapej javën e kaluar, me shfaqjet e planifikuara të cilat duhej të zgjasnin deri në muajin prill. Por duket se do të ketë një riskedulim.

Marrë nga Dailymail

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adele adele

Sondazh

Poll