Art&Argëtim

E zhgënjyer nga Arjola? Plas debati LIVE mes Adrianës dhe Egzonës: Do ishe brenda…

30 Janar 2022, 15:56 Nga DOSJA
E zhgënjyer nga Arjola? Plas debati LIVE mes Adrianës dhe

TIRANË– Ditën e sotme në emisionin “Fan Club BB VIP” është komentuar marrëdhënia e moderatores Egzona Rafuna me aktoren Arjola Demiri. Në studio të Rafuna është përballur me miken e aktores, ndërsa shtoi në fjalën e saj në “Fan Club” se priste që Arjola të ishte më e afërt me të, por nuk ndodhi ashtu. Lidhur me këtë, Matoshi u shpreh se ka qenë Egzona që nuk i ka shkuar pranë Arjolës, pasi ka qëndruar vetëm me aktorin tjetër Donald Veshaj, duke bërë që mes tyre të niste debati.

Biseda mes Egzonës dhe Adrianës në “Fan Club”:

Adriana: Po të ishte afruar me Arjolën do ishte në shtëpi ende, jo me Donaldin, i cili e ka penalizuar. E kam ditur që nuk është ashtu marrëdhënia e saj me të, se e njoh se është me një inteligjence të jashtëzakonshme.

Egzona: Unë kam pasur super biseda me Ilirin, i cili para se të dilja më ka thënë “faleminderit për pyetjet”. Kam biseduar me Einxhel, Monikën, Dagz, Trixën. Fillova ta urreja si term ‘banorët e rinj’’. Me Arjolën kemi miqësi nga jashtë, mendoja se do të kisha miqësi, kisha mjaftueshëm njohje sa të krijoja këtë miqësi. Nuk e kam ndje afrimitetin, pavarësisht se Arjola ka thënë se e kam prit mirë. Nuk e kam prit që Meridiani të më priste aq mirë. Po ashtu edhe me Ilirin që ishte e papritur. Me Donaldin dhe Triksën kam qenë më e afërt

Adriana: Ti çka po mendon për Arjolën? Nuk është personi që ti po thua. Ti ke nejt me Donaldin

Egzona: Ti ma mirë se të gjithë ne që jemi në studio, më njeh. Unë e vlerësoj punën e saj, dhe atë. Unë kam zgjedh Arjolën në listën që ta kem në finale, pavarësisht të gjithave. Të fitojë për arsyen që është futur, por jo për mënyrën se si kam pa unë lojën e saj. E di se nuk ka asnjë arsye personale me mua. Arjola nuk më ka mua konkurrente, por ka rivalë Ilirin dhe Donaldin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz adriana matoshi big brother vip egzona rafuna adriana matoshi big brother vip egzona rafuna

Sondazh

Poll