Art&Argëtim

Stresi është me grip, e ‘shëron’ vetëm…Sali Berisha

30 Janar 2022, 19:04 Nga DOSJA
Stresi është me grip, e ‘shëron’

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi ka treguar gjithmonë se është një mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Së fundmi, reperi ka bërë me dije se është sëmurë me grip dhe duket se “zgjidhjen” e ka gjetur te lideri historik i së djathtës shqiptare, i cili e ka “shëruar”. Stresi ka postuar në Instastory një foto, ku tregon se është duke konsumuar çaj me një filxhan tepër të veçantë, ku edhe është printuar imazhi i Berishës me 2 gishta.

“U shërova s’jam më me grip,”– ka shkruar Stresi në pamjet që ka ndarë me ndjekësit e tij. Mesa duket edhe kur nuk është prezant, Berisha ka efekt tek mbështetësit e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz sali berisha stresi sali berisha stresi

Sondazh

Poll