Bota

Qëlloi policin me shuplakë, Molliqaj justifikohet: Vetëm e shtyva, s’ishte goditje

30 Janar 2022, 19:58 Nga DOSJA
Qëlloi policin me shuplakë, Molliqaj justifikohet: Vetëm e

PRISHTINË– Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pretendon se nuk e ka qëlluar efektivin e Policisë gjatë protestë së djeshme të zhvilluar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Molliqaj tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur dhe shtoi se i takon atij të marr përgjegjësinë për incidentin.

Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota,”-shkruan ai.

Postimi i plotë:

Përgjegjësia mbi incidentin më takon mua

Të dashur qytetarë,

Më takon mua ta marr përgjegjësinë për incidentin teksa po përgatiteshim për të mbajtur fjalim tek qeveria. Unë duhet të isha i përmbajtur pavarësisht provokimeve. Ndjej keqardhje për çfarë ndodhi. Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi që qëllimi i protestës të jetë parësor dhe efekti i saj maksimal.

Jo për t’i bërë bisht paragrafit me lart por një sqarim mbi rastin është i nevojshëm. Ne ishim në përpjekje e sipër që t’i lirojmë shkallët ku planifikonim t’i mbanim fjalimet. Në ato momente, dy komandantët e operacionit më kane ftuar që të diskutojmë, por në të njëjtën kohë policët tjerë më kanë shtyer, tërhequr zvarrë, sharë e ofenduar. Ajo ka qenë situata kur unë kam shtyer njërin nga policët. Pra, jo goditje, shtyerje. Lus që videot të publikohen të plota. Komandantët prezent duhet ta japin dëshminë e plotë. Edhe një herë, ky sqarim nuk dua të kuptohet si arsyetim.

Dua ta sqaroj se PSD nuk e ka dhunën mjet as qëllim. Por, futja e protestës në këtë regjistër është paralajmërim. Propaganda që po synon ta kriminalizojë një protestë paqësore ku asgjë nuk është dëmtuar dhe askush nuk është lënduar flet mjaft për tendencat e pushtetit. Trajtimi selektiv i protestuesve po ashtu. Për shkak të pamjes së protestuesve kërkonim që 2 folësit të flasin nga shkallët. Në të njëjtin vend që disa protestues tjerë e kishin bërë para 3 ditësh. Fërkimet që u krijuan në fillim ishin rezultat i kërkesës për fjalim. Pas fjalimeve, i kemi realizuar aksionet simbolike dhe kemi njoftuar që kjo s’është protesta e fundit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dardan molliqaj protesta e psd ne kosove dardan molliqaj protesta e psd ne kosove

Sondazh

Poll