Bota

Lavrov: NATO nuk është aleancë mbrojtëse por sulmuese

30 Janar 2022, 15:14 Nga DOSJA
Lavrov: NATO nuk është aleancë mbrojtëse por sulmuese

RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka deklaruar se Aleanca e Atlantikut Verior (NATO) nuk mund të konsiderohet mbrojtëse, duke marrë parasysh operacionet ushtarake që ka kryer në Jugosllavi, Libi dhe Afganistan.

Alo.rs shkruan se sipas Lavrov NATO nuk mund të quhet aleancë mbrojtëse, duke qenë se kanë bombarduar Jugosllavinë për tre muaj apo pushtimin që i kanë bërë Libisë. Lavrov tha se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO në thelb pushoi së qeni një aleancë mbrojtëse.

 “Vështirë se mund të quhet mbrojtës. Nuk duhet të harrojmë se ata bombarduan Jugosllavinë për gati tre muaj, pushtuan Libinë në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, si dhe si u sollën në Afganistan. Gjatë Luftës së Ftohtë dhe kur ekzistonte Muri i Berlinit, ishte e qartë se cili territor duhet të mbrohet. Muri është zhdukur, brenda OSBE-së kemi shpallur miqësi të përjetshme, pandashmëri të sigurisë, solidaritet, kemi rënë dakord që askush të mos e forcojë sigurinë e tij në kurriz të të tjerëve – dhe ata vazhdojnë të pranojnë vendet”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nato sergej lavrov nato sergej lavrov

Sondazh

Poll