Bota

Të tjera akuza, prifti grek dyshohet se ka përdhunuar të tjera vajza

30 Janar 2022, 14:59 Nga DOSJA
Të tjera akuza, prifti grek dyshohet se ka përdhunuar të tjera

GREQI- Prifti 37-vjeçari i paraburgosur që dyshohet se përdhunoi 17-vjeçaren në Kato Patisia po përballet me akuza të reja. Protothema shkruan se një grua, e cila zotëron një zyrë shoqërimi në Pagrati, zbuloi se prifti i merrte prostitutat të cilat i çonte në një apartament në Pagrati. Në të njëjtën kohë, në fakt, avokati i priftit, zoti Konstantinos Gogos, mohon të ketë ankesa dhe dëshmi të reja ndaj klientit të tij.

Lidhur me rastin e përdhunimit të 14-vjeçares, Gogos shpjegoi se ka nisur me një denoncim. Pas këtij denoncimi, autoritetet policore nisën monitorimin prej muajsh dhe nuk gjetën asgjë.

“Gjatë gjithë kësaj kohe policia ka pasur detyrimin që në rast se konstatonte ndonjë kundërvajtje apo vepër spontane, të informonte drejtpërdrejt kryeprokurorin dhe të bënte arrestimin,“ tha Gogos.

Lexo edhe:

Tronditëse! Prifti grek përdhunon të miturën shqiptare për 4 vite rresht (Detajet)

(I.A/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kato patisia perdhunohet shqiptarja ne greqi kato patisia perdhunohet shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll