Politike

Tjetër version? Berisha: Basha-peng, s’u arrestua se largoi Berishën nga politika

30 Janar 2022, 14:57 Nga DOSJA
Tjetër version? Berisha: Basha-peng, s’u arrestua se largoi

VAU I DEJËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përfshirë edhe kryedemokratin Lulzim Basha në grupin e personave që sipas tij kanë ndikuar në shpalljen e tij “non grata”. Në fjalën e tij, Berisha tha se Basha mbahej peng nga të huajit për dosjen “Muzin”. Gjithashtu shtoi se Basha për të mos u prangosur për pastrim parash, vendosi që të largonte Berishën nga politika, ndërkohë që ngrit edhe pikëpyetje lidhur me aktivitetin e ambasadores amerikane në Shqipëri. 

“Basha është i marrë peng për dosjen Muzin. Firmosi që për të mos shkuar në burg, tha do largoj Sali Berishën nga politika. Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë, e nuk e tha një fjalë kundër qeverisë? Si ka mundësi që nuk e thoni një fjalë?,“-tha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Takimi i radhës! Berisha në Vaun e Dejës, pritet me ovacione

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne vaun e dejes sali berisha berisha ne vaun e dejes sali berisha

Sondazh

Poll