Politike

Votimi për Primaret/ Komisioni i Rithemelimit: Procesi vijon i qetë, pa probleme

30 Janar 2022, 08:48 Nga DOSJA
Votimi për Primaret/ Komisioni i Rithemelimit: Procesi vijon i qetë,

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit ka bërë të ditur se procesi i votimit në të gjashta bashkitë po vijon normalisht. Me anë të një deklarate, komisioni sqaron se te të 9 qendrat e votimit ka nisur votimi që në orën 08:00. Komisioni shton se do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.

Njoftimi i plotë:

30 janar 2022 Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (PD) informon: Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8. Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia. Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.

LAJM KRYESOR: Primaret për 6 bashki/ Grupi i Rithemelimit zgjedh sot kandidatët për 6 Marsin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet primare 30 janar 2022 komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll