Politike

Prishjet në 5 Maj, Berisha: Nënë Liza është heroike, donte të flijohej

30 Janar 2022, 14:50 Nga DOSJA
Prishjet në 5 Maj, Berisha: Nënë Liza është heroike,

VAU I DEJËS- Ish-kryeministri Sali berisha ka komentuar prishjet e shtëpive në zonën e 5 Majit në Tiranë. Në foltoren e Vaut të Dejës, Berisha përmendi mbrojtjen që Nënë Liza i bëri shtëpisë së saj, duke thënë se ai ishte një veprim heroik. Berisha gjithashtu tha se Rama i prish shtëpitë e njerëzve për të ndërtuar vetëm kulla.

“Nënë Liza është heroike. Ajo donte të flijohej, sepse një shtet barbar e horrash, e njofton sot për nesër se do të prishë shtëpinë. Në çdo shtet, vendet hapin rrugë, ndërtojnë blloqe të reja, por këta bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve, nuk i shkohet si pushtues tjetrit për t’ja prishur shtëpinë, kur je i detyruar t’i garantosh strehimin.

Rama prish shtëpinë për të ndërtuar kulla. Në çdo vend të botës, prona dhe posedimi i pronës mbrohen me ligj dhe ai që ka shtëpinë aty prej vitesh, shteti është detyruar ta strehojë dhe të bjerë në marrëveshje me të. Por, këta nuk kanë moral e shpirt, por mendojnë vetëm për pasurim personal në kurriz të qytetarëve“, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Takimi i radhës! Berisha në Vaun e Dejës, pritet me ovacione

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne vaun e dejes sali berisha berisha ne vaun e dejes sali berisha

Sondazh

Poll