Politike

U tërhoq nga gara,Voltana Ademi:E mbështes Berishën, do sigurohem të ketë pjesmarrje

30 Janar 2022, 10:08 Nga DOSJA
U tërhoq nga gara,Voltana Ademi:E mbështes Berishën, do sigurohem

SHKODËR– Voltana Ademi ka folur sërish sot mbi arsyet e dorëheqjes për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Kryebashkiakja mohoi të fshihet diçka pas dorëheqjes së saj, duke u shprehur se qëndrimi i mbajtur dje ka qenë i qartë dhe i kuptueshëm.

Pyetje: A fshihet diçka tjetër pas dorëheqjes suaj përtej atij stausi?

Ademi: Jo unë kam qenë krejt e qartë besoj. Jam përpjekur të jem e strukturuar dhe e qartë për të gjithë, në mënyrë që të gjithë ta lexojnë ashtu siç e kam shkruar. Kam qenë e bindur për një hap që përfaqësimi i të gjithë atyre njerëzve që duhet dhe mund të drejtojnë vendin, Shkodrën në këtë rast, duhet të jetë një grup, pjesë e grupit jam edhe vetë. Jam nga ato që e kam mbështetur lëvizjen e Sali Berishës, do vijoj të jem aktive për këtë. Të sigurohemi që do të kemi pjesëmarrje sa më të mirë të njerëzve që mbështesin gjithë kandidatët ne do sigurojmë një maksimalizim të përfaqësimit të qytetit. Një thirrje për qytetarët për të votuar në 6 mars. Bëhet fjalë për një leksion demokracie që ne duhet ta japim.

LAJMI KRYESOR: Primaret për 6 bashki/ Grupi i Rithemelimit zgjedh sot kandidatët për 6 Marsin

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd voltana ademi zgjedhjet primare 30 janar 2022 komisioni i rithemelimit te pd voltana ademi zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll