Politike

Berisha: Primaret janë metoda më demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj

30 Janar 2022, 14:32 Nga DOSJA
Berisha: Primaret janë metoda më demokratike për të zgjedhur

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet primare janë metoda më e mirë për të zgjedhur përfaqësuesit. Në foltoren e Vaut të Dejës, Berisha tha se me votën e tyre në primare, qytetarët më vonë do të zgjedhin dhe kryeministrin e jo vetëm. Ai gjithashtu ka shtuar se praktika e emërimeve me yarfa me euro do të marrë fund.

“Kam kënaqësi të veçantë se takohem sot me ju në një ditë të rëndësishme për PD por dhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë, Shkodërm, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë kandidaten apo kandidatin për qytetar të parë. Unë mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë e premtuam këtë praktikë, u zotuam se do rikthenim votën e lirë. Sot ajo po ushtrohet nga mijëra demorkatë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe këshilltarët, deputetët dhe në të ardhmen e afërt edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika e emërimeve nga lart dhe zarfeve me euro për të fituar këtë emërim”, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Takimi i radhës! Berisha në Vaun e Dejës, pritet me ovacione

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne vaun e dejes sali berisha berisha ne vaun e dejes sali berisha

Sondazh

Poll