Bota

Përplasje të ashpra prej 1 ore me protestuesit në Prishtinë, policia merr vendim

29 Janar 2022, 13:58 Nga DOSJA
Përplasje të ashpra prej 1 ore me protestuesit në Prishtinë,

PRISHTINA – Pas përplasjesh të vazhdueshme mes forcave të policisë dhe protestuesve para selisë së qeverisë së Kosovës, forcat e rendit kanë vendosur të tërhiqen 3 shkallë pas për të lejuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqajn që të mbajë fjalim.

“Kemi një zotim që policia do të tërhiqet tre shkallë mbrapa që ne të mbajmë fjalim”, tha Molliqaj para protestuesve.

Forcat e policisë dhe protestuesit u konfrontuan ashpër fizikisht pasi qytetarët e ardhur në protestë tentuan të futeshin brenda godinës së qeverisë. Ata mundën të thyenin kordonin policor. Protesta po organizohet kundër rritjes së çmimit të energjisë të propozuar nga qeveria.

LAJMI KRYESOR: Energjia në Kosovë/ Qytetarët tentojnë futen brenda qeverisë,hidhen poça dhe qirinj

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll