Aktualitet

Penguan zgjedhjet, shoqërohet ish-polici dhe një 68-vjeçar në Korçë (Emrat)

30 Qershor 2019, 12:38 Nga DOSJA
Penguan zgjedhjet, shoqërohet ish-polici dhe një 68-vjeçar

KORÇË- Policia e Korçës ka shoqëruar në komisiariat një 55-vjeçar, pasi tentoi të pengojë procesin zgjedhor.

Mësohet se i shoqëruari është, ish-punonjësi i policisë, Resul Ravolli nga fshati Barç, i cili u shoqërua nga uniformat blu, pasi tentoi të pengojë zgjedhjet në qytetin e Korçës.

Ende nuk ka njoftim zyrtar, por burime nga blutë e këtij qyteti thonë se ka penguar procesin zgjedhor.

Dosja.al mëson se është shoqëruar edhe një person tjetër, i cili ka tentuar të pengojë po ashtu procesin zgjedhor në qytetin e Korçës. I shoqëruari është shtetasi, Isamil Çibuku, 68 vjeç nga fshati Braç.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ismail cibuku korce resul ravolli shoqerohet resul ravolli zgjedhjet lokale ismail cibuku korce resul ravolli shoqerohet resul ravolli zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll