Aktualitet

Qëllon me armë zjarri në Burrel, arrestohet 28-vjeçari, e fshehu armën në frigorifer (VD)

30 Qershor 2019, 11:29 Nga DOSJA
Qëllon me armë zjarri në Burrel, arrestohet 28-vjeçari, e

Burrel– Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Burrel pasi në orët e vona të natës ka qëlluar me armë zjarri në aksin rrugor Burrel – Klos. Nga policia është arrestuar F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Suc, Bashkia Klos. Sipas policisë ai ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i policisë

Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel – Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë “TT”, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete.

Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjeçari ngjarja në burrel arrestohet 28 vjeçari ngjarja në burrel

Sondazh

Poll