Aktualitet

I dehur dhe në humbje kontrolli, militanti i PD arrestohet pasi hyri në KZAZ në Kamëz

30 Qershor 2019, 11:05 Nga DOSJA
I dehur dhe në humbje kontrolli, militanti i PD arrestohet pasi hyri

KAMEZ- Policia e Tiranës ka arrestuar një militant të Partisë Demokratike në Kamëz, pasi tentoi të hynte  në KZAZ-në nr.27 të vendosur në  gjimnazin Ibrahim Rrugova.

I ndaluari ka bërë edhe thirrjet ‘Rama ik’. I shoqëruari pretendonte se nuk po gjente emrin në listë dhe për këtë arsye nisi edhe rrëmujën.

NJOFTIMI I PLOTË

Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia. Arrestohet në flagrancë 66 – vjeçari, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm. Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll