Aktualitet

‘S’ka më para’/ Juristja Bozheku-Ramës: U ktheva të punoja, isha ‘overqualified’

29 Janar 2022, 10:05 Nga DOSJA
‘S’ka më para’/ Juristja Bozheku-Ramës: U ktheva

TIRANË– Juristja Enida Bozheku ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të hequr fondin e ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit e nuk kthehen më në atdhe. Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan dhe tregon eksperiencën e saj, duke renditur të gjitha problemet që hasi për punësim në vendin e saj. Në postimin e saj, Bozheku shkruan se pasi përfundoi studimet jashtë, u kthye në Shqipëri në vitin 2014, por u has me probleme për të gjetur një vend punë. E gjitha sepse ishte e mbikualifikuar!

“Ne te vertete, pasi u doktorova dhe erdha ne Shqiperi, rilindset e tua me thonin se isha overqualified; se duhej te kthehesha nga kisha ardhur (a thua se nuk isha shqiptare); me thonin, se si une kishte plot; se rilindja s’kishte nevoje per mua apo njerez si une (dinim shume); se punen ta gjeja vet, se ska vende per te shkolluarit jashte; se punet i di me mire rilindja; se shteti ka ekselenca me tonelata,”-shkruan ajo.

Ndërkohë që sqaron se edhe vetë ka respektuar deri në fund kontratën me shtetin duke punuar në administratë deri në vitin 2018, por vuri theksin se nuk e kishte vendosur që tashmë të jepte kontributin e saj në fushën akademike.

POSTIMI I PLOTË:

Dje, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Rama tha se paratë do të shkojnë për studentët me 10-ta që studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Sipas tij, kjo do të ndikojë në rritjen e ekspertëve, rritjen e nivelit të arsimit në vend dhe do të nxisë të rinjtë të mos largohen nga vendi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama enida bozheku edi rama enida bozheku

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 08:11

Zjarri ‘pushton’ magazinën në Tiranë

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me lëndë dru...