Aktualitet

Kallash e 500 fishekë! Arsenal armësh në banesë, pranga zyrtarit të bashkisë Elbasan

29 Janar 2022, 09:31 Nga DOSJA
Kallash e 500 fishekë! Arsenal armësh në banesë, pranga

ELBASAN– Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. Në pranga ka përfunduar Gentian Duka, të cilit i janë gjetur në banesë municione luftarake. Pas marrjes së një informacioni, në kuadër të operacionit “Kral”, Policia shkoi në banesën e Dukës dhe gjeti e sekuestroi: një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë. Deri më tani është bërë me dije se Duka punon si Inspektor në Drejtorinë e Tatimeve në Bashkinë e Elbasanit, por nuk dihet se përse i është dashur arsenali i “pasur” me armë në banesën e tij. Megjithatë Policia ka nisur hetimet, për të zbuluar kështu edhe nëse armët janë përdorur më parë në ndonjë ngjarje kriminale. 


NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kral”, për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë në banesë pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme. Vihet në pranga një 44 vjeçar.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, 0një thikë dhe 7 karikatorë. Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan gentian duka operacioni kral elbasan gentian duka operacioni kral

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 08:11

Zjarri ‘pushton’ magazinën në Tiranë

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me lëndë dru...