Politike

Qendra e votimit në magazinë të rrënuar në Cërrik, Boçi denoncon: Detyruan administratën të çojnë familjarë të voto

30 Qershor 2019, 13:41 Nga DOSJA
Qendra e votimit në magazinë të rrënuar në Cërrik,

ELBASAN- Ish-deputeti Luciano Boci denoncoi për median ambientet e papërshtatshme te qendrës së votimit 25-17 në lagjen Fermë në Cërrik, e cila rezulton të jetë një magazinë mjetesh të vjetra e hapur pa asnjë kusht sigurie. Ish-deputeti komentoi pjesmarrjen e ulët në votime të qytetarëve, si një mënyrë për të kundërshtuar sistemin totalitar.

Gjithashtu ish-deputeti denoncoi presionin, që sipas tij është duke iu bërë administratës për të marrë pjesë në votime, si dhe prezencën e Taulant Ballës i shoqëruar nga 15 mjete të tjera, në Cërrik si një formë presioni. Boci komentoi se çfarë e pret vendin pas 30 qershorit, si dhe zërat për kërkimin e dorëheqes së kryedemokratit Lulzim Basha. Prononcimi i Bocit u shoqërua me tensione nga vëzhguesit e KQZ, të cilët kërkuan largimin e tij.

“Situata është në qiell të hapur.Kushtet brenda janë katastrofale, kjo qendër votimi është një  simbo I këtyre zgjedhjeve. Në këto kushtet zhvillohen zgjedhjet farës të 30 qershorit në Shqipëri”, u shpreh Boçi.

Çfarë doni të denonconi?

“Dua të denoncoj pjesën e dhunës ndaj administratës shtetërore, të cilët i kanë detyruar të marrin edhe familjarët në qendrën e votimit”, tha ish-deputeti demokrat.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cerrik luciano boci zgjedhjet e 30 qershorit cerrik luciano boci zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll