Politike

Balla publikoi videon e Bashës në plazh, reagon PD me një foto: Mashtrim, kryetari është në seli

30 Qershor 2019, 12:12 Nga DOSJA
Balla publikoi videon e Bashës në plazh, reagon PD me një foto:

Tiranë- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zbuluar sipas tij,  vendndodhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme. Ai ka publikuar një video, që sipas tij shfaqet Basha bashkë me me gruan e tij në plazh.

“Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli?. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu. Sot është dita t’i ndërshkojmë me votë!”, shprehet Balla.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga PD-së, ku thekson se Lulzim Basha ndodhet në selinë blu dhe gjithçka është një mashtrim.

Reagimi i PD-së:

Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc News, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha në plazj lulzim basha zgjedhjet lokale basha në plazj lulzim basha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll