Politike

Balla nxjerr videon: Basha me rroba banjo në plazh. Reagon PD: Kryetari ndodhet në seli

30 Qershor 2019, 12:03 Nga DOSJA
Balla nxjerr videon: Basha me rroba banjo në plazh. Reagon PD: Kryetari

Tiranë-Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka zbuluar , sipas tij, vendndodhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme. Ai ka publikuar një video, që sipas tij shfaqet Basha bashkë me gruan e tij, Aurela Bashën në plazh. “Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli?. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu. Sot është dita t’i ndërshkojmë me votë!”, shprehet Balla.

Nuk dihet ende nëse kjo është një video e vjetër, por Balla konfirmon se Basha dhe gruaja e tij Aurela sot po e kalojnë ditën në plazh.  I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD-së, ku theksohet se Lulzim Basha ndodhet në seli dhe se gjithçka ka qenë një mashtrim.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla nxjerr videon e bashës zgjedhjet lokale balla nxjerr videon e bashës zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll