Politike

“Vetë votojnë, vetë numërojnë” /Endri Hasa denoncon: Kamera për të lexuar votat

30 Qershor 2019, 11:44 Nga DOSJA
“Vetë votojnë, vetë numërojnë” /Endri Hasa

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa ka deklaruar se procesi i votimit po vëzhgohet nga kamerat, në mënyrë që të lexohen votat.

Në një postim në Facebook, Hasa shkruan: “Çdo votë po regjistrohet dhe të monitorohet që të çojnë deri në fund vullnetin e Partisë!Asgjë nuk ka ndryshuar! Vetë votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin”.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

Kamera për te lexuar votat!

Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisionerët, numëruesit i ka vetëm Rilindja prapë se prap po përdoret çdo strument për të shantazhuar votuesit.

Janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe cdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët.

Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për tu bërë pjese e farsës se pushtetit te Edi Ramës, kane vendosur dhomat e fshehta poshtë kamerave ne shkoll, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.

Çdo vote po regjistrohet dhe te monitorohet qe te çojnë deri ne fund vullnetin e Partisë!
Asgjë nuk ka ndryshuar!

Vete votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike endri hasa kamera ne qendra votimi zgjedhjet lokale 30 qershor 22019 endri hasa kamera ne qendra votimi zgjedhjet lokale 30 qershor 22019

Sondazh

Poll