Aktualitet

U fut brenda spitalit të Shijakut, dhunoi mjeken, arrestohet autori

28 Janar 2022, 10:24 Nga DOSJA
U fut brenda spitalit të Shijakut, dhunoi mjeken, arrestohet autori

DURRËS– Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person pasi akuzohet se ka dhunuar mjeken e spitalit të Shijakut. Mësohet se personi me inicialet D.I, 33-vjeç, është futur brenda spitalit të Shijakut, aty ku ka goditur mjeken me inicialet J.Ç. Nuk dihet ende arsyeja se përse i riu goditi mjeken, mirëpo policia ka nisur hetimet për këtë rast.

I riu do të akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin D. I., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi në ambientet e spitalit Shijak ka goditur shtetasen J. Ç., me detyrë mjeke në këtë spital. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll