Aktualitet

Enver Doçi zbulon mashtrimin e policisë: E dinin që isha gazetar, me shkulën mjetin identifikues

30 Qershor 2019, 06:56 Nga DOSJA
Enver Doçi zbulon mashtrimin e policisë: E dinin që isha

Dibër- Një ditë më parë u dhunua në gazetari Enver Doçi . Gazetari i televizionit “News 24”, u dhunua nga policia në Peshkopi në momentin që po filmonte disa momente arrestimesh. Teksa policia po arrestonte disa persona, Doçi nxori telefonin për të filmuar. Në këtë moment një nga efektivët e policisë është afruar tek gazetari dhe i ka marrë telefonin. (lexo këtu)

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe gazetari  Doçi i cili është shprehur se policia e dinte që ishte gazetar por sërish e sulmuan.  “E dinin që po sulmonin një gazetar. Me shkulën mjetin identifikues të gazetarit.”, është shprehur ai.

Por çfarë tha Policia për këtë ngjarje?

“Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.”, thuhej ndër të tjera nga Policia. Pra sipas tyre policia nuk e kishte njohur gazetarin.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i gazetari doçi flet gazetari doçi dhunimi i gazetari doçi flet gazetari doçi

Sondazh

Poll