Aktualitet

Tensione në Katund të Ri, 53-vjeçari hyn me armë në Qendrën e Votimit, thyen kutinë dhe arrestohet

30 Qershor 2019, 08:31 Nga DOSJA
Tensione në Katund të Ri, 53-vjeçari hyn me armë në

DURRES- Një 53-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka hyrë me kallashnikov në KZAZ në Katund Sukth. Ramiz Bakanaçi, është futur me armë zjarri dhe ka kërcënuar komisionerët, si edhe ka thyer kutinë e votimit.

Njoftimi i plotë:

Durrës, Hyn me armë në qendër të votimit, kërcënon komisionerët, thyen kutinë e votimit, por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Policia i sekuestron edhe një armë zjarri kallashnikov.

Në datë 30.06.2019, rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, shtetasi Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Cilido që do të kryejë veprime që cenojnë procesin e votimit dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, do të përgjigjet para ligjit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ramiz bakanaci tensione ne durres zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 ramiz bakanaci tensione ne durres zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll