Politike

Mungesa e KMSH në xhami, Rama: U ndryshua programi i Erdogan

27 Janar 2022, 22:11 Nga DOSJA
Mungesa e KMSH në xhami, Rama: U ndryshua programi i Erdogan

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mungesë e përfaqësuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë në Xhaminë e Namazgjasë, ditë kur në Tiranë erdhi Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan. I ftuar në “Open”, Rama tha se pati një ndryshim axhende. Ai shtoi më tej se teorit që Erdogan do bëjë shumë xhami në vendin tonë janë gënjeshtra.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Në xhami hymë për të parë restaurimin, ishim me ministren e Kulturës dhe ikëm. Pjesa e faljes që do të bënte ai, u anulua, u shkëput dhe ikëm. Erdhi vetëm për të parë restaurimin. Në programin e mëparshëm ishte që ai do të bënte faljen atje, por u ndryshua programi. 

Robert Rakipllari: A munguan përfaqësues të Komunitetit Musliman?

Edi Rama:Edhe njëherë po jua them, ishim atje, në programin e mëparshëm ishte që ai do të bënte faljen atje, por u ndryshua programi. Unë do e çoja atje dhe do ikja se unë…

Robert Rakipllari:Pse munguan përfaqësues të Komunitetit Musliman?

Edi Rama: A po më dëgjoni mua çfarë po them?

Eni Vasili: Pra nuk kishte asnjë gjë zyrtare për të bërë faljen?

Edi Rama:Jo nuk kishte. Këto teoritë që erdhi Erdogani e do muslimanizojë Shqipërinë, do xhamizojë, janë dokrra, gënjeshtra. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll