Bota

Arrestimi i gazetares, Erdogan: Fyerja e Presidentit ndëshkohet në çdo vend të botës

27 Janar 2022, 21:32 Nga DOSJA
Arrestimi i gazetares, Erdogan: Fyerja e Presidentit ndëshkohet në

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “krimi” i gazetares Sedef Kabaş për fyerjen e tij nuk do të mbetet pa u ndëshkuar pasi ajo u arrestua të shtunën. Cumhuriyet shkruan se sipas Erdoganit fyerja e një presidenti është krim në çdo vend dhe çfarëdo që të kërkojë ligji do të bëhet.

“Të krahasosh qendrën administrative të Republikës së Turqisë me një gjilpërë, të cilën ne e quajmë shtëpia e kombit, është një fyerje për njerëzit tanë të dashur, Kjo nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes”, tha Erdogan.

Kabaş u arrestua në shtëpinë e saj në Stamboll gjatë një bastisjeje të policisë rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës. Sipas nenit 299 të Kodit Penal të Turqisë (TCK) për krimin e fyerjes së presidentit dënohet maksimalisht me katër vjet burg. Hetimet dhe dënimet sipas nenit 299 janë katapultuar që kur Erdogan u bë president në vitin 2014. Paditë janë rritur me 9000 për qind që nga viti 2010, sipas një raporti të vitit 2021 bazuar në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota rexhep tajip erdogan sedef kabaş rexhep tajip erdogan sedef kabaş

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2022, 17:57

Asociacioni në pakon e re për Kosovën

KOSOVË- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të...