Bota

Abazoviç takohet me kryepeshkopin e Kishës Serbe, bisedime për marrëveshjen e re

27 Janar 2022, 15:49 Nga DOSJA
Abazoviç takohet me kryepeshkopin e Kishës Serbe, bisedime për

MALI I ZI – Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç u takua me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije. Zyrtari i lartë politik shqiptaro-malazes u shpreh i gatshëm të për nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Patriarkanën e Kishës Serbe.

Kryepeshkopi Porfirie tha se Kishe Ortodokse Serbe nuk dëshiron të firmosë një marrëveshje me qeverinë aktuale të Malit të Zi, sepse beson se ajo do të rrëzohet dhe konkluzioni i mundshëm është se Marrëveshja Themelore mund të humbasë në të ardhmen legjitimitetin e saj.

Mediat malazeze raportojnë se këto qëndrime të kreut të Kishës së Shën Savës kushtëzojnë mbështetjen e tij pëe qeverinë e pakicës që po tenton të themelohet nga Abazoviç.

Lidhur me bisedimet mes tyre, asnjëri nuk pranoi të prononcohej për publikun duke thënë se këto biseda ishin private.

Qeveria aktuale e Malit të Zi ka hyrë në konflikt me Kishën Ortodokse Serbe lidhur me kontrollin e qendrës kishtare ortodokse në vend.

Drafti i Marrëveshjes Themelore është ndryshuar disa herë, por ende mes qeverisë malazeze dhe Kishës Ortodokse Serbe nuk është arritur asnjë rezultat.

Burimi: Aktuelno

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni abazoviç kisha ortodokse serbe abazoviç kisha ortodokse serbe

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2022, 07:59

Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa, që dyshohet se janë balistike, të cilat kanë rënë në det. Nëse vërtetohet se ato ishin raketa balistike, atëherë ky d...