Bota

Covid në Kosovë, 6 viktima mes tyre dhe një djalë 9-vjeçar

27 Janar 2022, 16:46 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, 6 viktima mes tyre dhe një djalë

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot në Kosovë janë regjistruar 6 viktima mes tyre dhe një djalë 9-vjeçar dhe 3.917 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 15.268 mostrave. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 617 persona. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 28.751.

Postimi i Plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2022, 07:59

Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa, që dyshohet se janë balistike, të cilat kanë rënë në det. Nëse vërtetohet se ato ishin raketa balistike, atëherë ky d...