Bota

Arrestimi i dy gazetarëve, kërcënohet me jetë kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut

27 Janar 2022, 19:47 Nga DOSJA
Arrestimi i dy gazetarëve, kërcënohet me jetë kryeprokurori

SHKUP- Kryeprokurori publik i Maqedonisë së Veriut Ljubomir Joveski, dje ka marë kërcënime me jetë përshkak të një lënde procedura e së cilës ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar. Zhurnal.mk shkruan se kërcënimi i cili është dërguar përmes një letre e shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze, e siç thonë nga Prokuroria, ishte nga një organizatë terroriste e cila lufton dhe vret për padrejtësi.

Porosia është sjellur nga Posta Manastir më 17,01,2022 në ora 10:26. Kërcënimi ka të bëjë me rastin e arrestimit të dy gazetarëve të tv Alfa e sipas kërcënuesve, ata janë arrestuar padrejtësisht. Prokurori Publik i Maqedonisë së Veriut thekson se këto kërcënime janë të kota dhe se nuk frikësohet. Nga Prokuroria njoftojnë se letra do të dërgohet në MPB për të shqyrtuar se kush mund të jetë personi që e ka dërguar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ljubomir joveski maqedonia e veriut ljubomir joveski maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2022, 17:57

Asociacioni në pakon e re për Kosovën

KOSOVË- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të...