Bota

Rregullatori i barnave në BE miraton pilulën e Pfizerit kundër COVID-19

27 Janar 2022, 17:30 Nga DOSJA
Rregullatori i barnave në BE miraton pilulën e Pfizerit kundër

BRUKSEL- Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten përdorimin e pilulës antivirale Pfizer kundër COVID-19, e cila është për trajtimin e të rriturve nga sëmundje të rënda, në kohën kur të gjitha vendet po rrisin arsenalin për të luftuar variantin Omicron.

Miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), lejon shtetet anëtare të BE-së të përdorin ilaçin pasi rregullatori dha udhëzime për përdorimin e tij urgjent në fund të vitit të kaluar. Italia, Gjermania dhe Belgjika janë në mesin e vendeve të BE-së që e kanë blerë vaksinën.

EMA po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck. SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive, Pfizer dhe Merck.  Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ema omicron ema omicron

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2022, 07:59

Koreja e Veriut teston dy raketa balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar edhe dy raketa, që dyshohet se janë balistike, të cilat kanë rënë në det. Nëse vërtetohet se ato ishin raketa balistike, atëherë ky d...