Politike

Meta: Rama e Basha s’janë miqtë e mi. Do nxjerr SMS që i çova Monikës nga Gjermania

26 Janar 2022, 21:44 Nga DOSJA
Meta: Rama e Basha s’janë miqtë e mi. Do nxjerr SMS që i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama por edhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk janë miqtë e tij. I ftuar në emisionin ‘Now’, Meta tha se në të ardhmen në çfarë do pozicioni që të ketë do të ketë vetëm bashkëpunim institucional. Ai gjithashtu ka thënë se plani i Bashës dhe i Ramës ishte që ta hiqnin si President.

“Në çdo pozicion shtetëror që do jem në të ardhmen, do te kem bashkëpunim vetëm institucional. Kam qene, jam, dhe do jem Ilir Meta qe njohin të gjithë. Në të ardhmen do të ketë vetëm; “kontrollo, kontrollo dhe pastaj beso”. Unë nuk kam shpërdoruar kurrë besimin e askujt. Në të ardhmen Kushtetuta do të jetë tabu, ajo nuk do të preket kurrë më. Ai që e prek shkon në burg. Unë do t’i publikoj dhe ato SMS-të që i kam nisur Monikës nga Gjermania. Nuk premtoj që për 50 vjet do të jem President, ministër apo kryeministër. Plani i tyre ka qenë që të më hiqnin si President. Pse u thirr populli i 2 marsit? Pyeti dhe të tjerët, dil more fol aty, jo po se do flas e do iki në Lushnje se kastraveci nuk është rritur mirë. Ore dil e merru me këtë çështje. U detyrova t’i bëj thirrje popullit,” tha Meta.

(I.A;F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha edi rama ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll