Aktualitet

Meta: Protestuesit i vranë Rama e Basha! Miq matanë oqeanit më informuan për viktima

26 Janar 2022, 21:14 Nga DOSJA
Meta: Protestuesit i vranë Rama e Basha! Miq matanë oqeanit më

TIRANË– Preisdenti Ilir Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama e kryedemokratin Lulzim Basha për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar të vitit 2011. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Meta tha se miq të tij të huaj, por pa përmendur emra e kishin paralajëmruar se atë ditë do të kishtë vrasje e se duhej të largohej. Kreu i Shtetit tha se i kishin kërkuar që ta vlerësonte mirë këtë situatë për marrë masa. Pikërisht, nisur nga ky paralajmërim, Meta tha se kishte informuar ish-kryeministrin Sali Berisha. 

“Ata qytetarë i ka vrarë Rama bashkë me Bashën. Unë kam qenë në një emision te Fevziu një natë para dorëheqjes. Në darkë te Fevziu, ai 700 mijëshi ishte montazh sepse ishin letrat. Te Fevziu unë them nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, në mëngjes më bie zilja te shtëpia te Blloku edhe vjen një haber nga miqtë e mi të vjetër edhe të rinj nga matanë Oqeanit. Edhe më thonë mua shiko vlerësoje më mirë këtë situatë sepse planifikohen të bëhen vrasje në protestë. Më thanë ti nuk duhet të jesh në zyrë se do thonë që kjo gjë që ndodhi, ndodhi për arsye se nuk ke dhënë dorëheqjen e kshu. Nuk është mirë një situatë e tillë të ndodhë e të të gjejë në zyrë. Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë,”- tha Meta ndër të tjera. 

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2022, 22:09

VIDEO/ Kaprolli filmohet në rrugën e Qafshtamës

BURREL- Një kaprollë është parë ditën e sotme në rrugën e Qafshtamës. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet një kaproll, i cili ndodhej në rrugë.Ndërkohë që...