Aktualitet

Delina Fico ‘sherr’ me sipërmarrësin Prenga në komente: Hedhje vreri me shumicë!

26 Janar 2022, 20:52 Nga DOSJA
Delina Fico ‘sherr’ me sipërmarrësin Prenga në

TIRANË– Delina Fico, bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, e akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se merr miliona nga menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok të gjykatave në Shqipëri është konfliktuar me kometuesit dhe sipërmarrësin Altin Prenga. Ky i fundit kishte bërë një status ironik në lidhje me numrin e njerëzve që punojnë në Shqipëri, që Ficos nuk i ka pëlqyer.

“Ky vend i mbushun me eksperta politik, filozof, kengetar, shkrimtar, dj, tronist, bb vip më bën krenar. Një % e vogël na e prish terezinë që merret me gjëra të rëndomta si hidraulik, bukëpjekës, pjatalarës, elektricista etj por ishalla ndryshojnë mendje edhe ata se ska lezet!”- shkruan Prenga në postimin e tij.

Poshtë ketij statusi, Fico shprehet se në fakt shumica e shqiptarëve jetojnë më punë të ndershme, ndryshe nga ç’shkruan Prenga. Sipërmarrësi i përgjigjet dhe i thotë se gjithçka është shkruar me nota humori, por Fico këmbëngul. Ajo shton më tej në komente se një njeriu si Prenga që ka të punësuar të paktën 200 persona, nuk i takon të bëjë shaka me gjëra të tilla.

Pjesë nga komentet:

Delina Fico: Altin Prenga, nuk di nga e ke nxjerrë konkluzionin që njerëzit që punojnë janë pakica në Shqipëri. Apo pse ata që nuk punojnë janë të zhurmshëm në jetë, në media e në rrjete sociale? Unë mendoj se shumica e njerëzve në Shqipëri punojnë e jetojnë ndershmërisht, por shumë prej tyre nuk kanë as kohë, as dëshirë t’ju bien tambureve për jetën e punën e tyre. Mos e shiko Shqipërinë vetëm nga mediat sociale, mediat, apo nga raste të veçanta. Shiko faktet e të dhënat e besueshme.

Altin Prenga: Delina Fico më pëlqen këmbengulja jote për të menduar pozitivisht dhe për të kthjelltuar idetë në ujërat e turbullta të rrjeteve sociale. Ti e di mirë në fakt se këtë gjë po bëj çdo ditë në 11 vite nëpërmjet Mrizit, themelimit të Sloë Food Albania, por edhe konkretisht tek rrjetet sociale të sipërmarrjes sime ku promovoj çdo ditë vetëm anën pozitive të Shqipërisë. Tani ktu tek adresa ime private më lejohet pak humor

Ilirian Deda: Delina Fico problemi ne Shqiperi dhe ne Europe ka nje emer. Gjorgj Soros.

Delina Fico: Ilirian Deda, ç’hyn Xhorxh Sorosi ketu vella??? Cila eshte lidhja me faktin qe punojne ose nuk punojne shqiptaret?? Altin Prenga , ah, por nuk duket si humor, se shiko komentet me pas: hedhje vreri me shumice. Ti qe punon e je shembull, ti qe ke bere edhe me shume se 200 familje ne zonen tende ta fitojne buken e gojes me pune te ndershme, te takon ta shohesh mire jeten e shqiptaret e jo te shikosh si shumice (e jo si pakice) njerez pa vlera, te cilet kane edhe kohe te dalin ne media e ne rrjetet sociale. Mos ju bashko sportit kombetar te ankimit pa u ndale. Komentet e mia ne faqen tende jane gjithnje me shume dashamiresi e respekt per ty, ti e di kete.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore altin prenga bled cuci delina fico sali berisha altin prenga bled cuci delina fico sali berisha

Sondazh

Poll