Aktualitet

Dënohet me 80 orë punë Balliu! Meta: Mbill mimoza, po ata që firmosën për Unazën?

26 Janar 2022, 19:22 Nga DOSJA
Dënohet me 80 orë punë Balliu! Meta: Mbill mimoza, po ata që

TIRANË– Klevis Balliu, i cili ka udhëhequr protestën e Astirit, është dënuar me 80 orë pune në komunitet. Në një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta e ka ironizuar këtë vendim, duke e konsideruar si suksesin e reformës në Drejtësi. Sërish, me nota ironie, Meta i sugjeron Balliut që dënimin e tij ta shlyejë duke mbjellë mimoza tek parku i Pallatit të Brigadave, gjithmonë nëse nuk ka plane për ndërtimin e ndonjë kulle në vendin ku ndodhet selia blu. Pyetja që ngre Meta është se çfarë u bë me ata që firmosën për aferën e Unazës së Madhe që shpëtuan pa u ndëshkuar.

Statusi i Metës:

Po ndaj një lajm të mrekullueshëm me ju miq! Më në fund sukseset e Reformës së shumëpritur janë bërë të prekshme për qytetarët! Z.Klevis Fahri Balliu u dënua me 80 orë punë në interes të publikut pse mbrojti të drejtat e banorëve të Unazës. Një lutje kam për autoritetet nëse mund të urdhërojnë, që në këto 80 orë të shërbejë për të mbjellë mimoza te parku i Pallatit të Brigadave meqënëse po afron edhe 2 Marsi. Mirëkuptohemi gjithmonë nëse nuk ka ndonjë plan për komplekse kullash lirie edhe atje pas 24 Korrikut.Ky është rasti kur oligarkët të dënojnë dy herë. Së pari të përjashtojnë nga kandidimi dhe së dyti përmes “drejtësisë të pavarur”. Dhjetëra akuza e procese gjyqësore ndaj Klevis Fahri Balliut në tre vite. Urojmë të mos e marrë vesh Il Cavaliere se do mërzitet shumë pasi ai ka mbi 40 vite procese dhe del në vend të dytë nga një 30 vjeçar. Kam edhe një pyetje: Ata që firmosën aferën e Unazës a janë dënuar?

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet klevis balliu ilir meta klevis balliu denohet klevis balliu ilir meta klevis balliu

Sondazh

Poll