Aktualitet

I dyshuar për zhdukjen e Malshit/ Vlashi nga arratia: Policia spanjolle di çdo gjë

26 Janar 2022, 21:34 Nga DOSJA
I dyshuar për zhdukjen e Malshit/ Vlashi nga arratia: Policia spanjolle di

TIRANË- Emisioni “Në Shenjestër” publikoi për herë të parë detaje nga zhdukja pa gjurmë e Tauland Malshit në Spanjë. Person ii fundit që kishte kontakt me të ishte edhe miku i fëmijërisë Edimir Vlashi. Gjatë emisionit teksa ndodhet në arrati ai ka kërkuar të ndërhyjë për të dhënë versionin e tij.

Vlashi u shpreh se Taulandi ishte shoku i tij dhe zhdukjen e tij e ka denoncuar dhe ka komunikuar edhe me familjarët e tij.

Intervista:

Kjo temë është hapur pas 4 vitesh. Duhej të hapej më herët, por nuk është hapur. Me Taulantin kam ardhur në Spanjë në gusht.

Pse Tauland Malshi u ngjit në makinën e Fatbardhit?

“Unë me Taulantin kam ardh në Spanjë. Jam unë i pari që u jam vënë në dispozicion të familjes, i kam treguar ngjarje.

Jeni i gatshëm të përballeni me Fatbardh Dervishin dhe pse nuk i jepni fund arratisë?

“Unë jam përballur. Unë e kam denoncuar këtë fakt. Policia spanjolle di çdo gjë.

Ku ndodhet Taulandi?

Nuk e di, duhet t’ia bësh autoritetve spanjolle këtë pyetje. Landi është shoku im. Të mos thuhen dy gtjëra të shpifura siç po thuhen sonte.

A keni konflikte me vëllezërit e Prend Palucës?

Nuk kam asnjë konflikt. Unë nuk jam as i akuzuar, thonë se jam në arrati, unë nuk jam në arrati.Nuk i di se kush janë Palucët. Nuk i njoh, nuk kam pas problem. Jam denoncuar në policia nga familjarët e Palucajve.

A jeni i gatshëm që të përballeni me personin që keni akuzuar për zhdukjen e tij?

“Përballem me këdo. Liza është nëne, dhimbjen që ka Liza se ka njeri.

Marrë nga Balkan Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edimir vlashi tauland malshi edimir vlashi tauland malshi

Sondazh

Poll