Aktualitet

Presion Kushtetueses? Meta: Ç’thua moj zonjë? Thoja o Zot më ndihmo deri më 25 prill

26 Janar 2022, 20:07 Nga DOSJA
Presion Kushtetueses? Meta: Ç’thua moj zonjë? Thoja o Zot

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklruar se nuk ka asnjë betejë me Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Meta u shpreh se shkresa zyrtare drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelit ku edhe kërkon hetimin disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji nuk është një presion ndaj Kushtetueses para marrjes së vendimit për shkarkimin e tij si President.

“Të bëjë unë betejë me trupën e Gjykatës Kushtetuese? Po ç’punë kam unë me ta? Se do më shkarkojnë? Për çfarë? Se dhashë një intervistë tek Çim Peka? Po le të më shkarkojnë, s’e kam problem fare. Unë problem e kisha deri më 25 prill, tani s’më prish punë fare. Nuk ka asnjë presion. Thoja o Zot më ndihmo deri më 25 prill, çfarë do bëjë populli, ishin zgjedhjet, ishte Opozita në rrugë. Në rrugë, hajt më dolën aty. Ç’thua moj zonjë?”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore fiona papajorgji ilir meta fiona papajorgji ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2022, 22:09

VIDEO/ Kaprolli filmohet në rrugën e Qafshtamës

BURREL- Një kaprollë është parë ditën e sotme në rrugën e Qafshtamës. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet një kaproll, i cili ndodhej në rrugë.Ndërkohë që...