Sport

Tragjedia në Kamerun, presidenti urdhëron nisjen e hetimeve për aksidentin

26 Janar 2022, 06:16 Nga DOSJA
Tragjedia në Kamerun, presidenti urdhëron nisjen e hetimeve për

KAMERUN – Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka urdhëruar hapjen e një hetimi për aksidentin, në të cilën tetë persona humbën jetën në Yaoundè, në hyrje të stadiumit që priti ndeshjen Kamerun-Komoros, e vlefshme për raundit të dytë të Kupës të Afrikës.

Në tragjedi u plagosën edhe 38 persona, shtatë prej të cilëve u plagosën rëndë, thuhet në deklaratën e ministri i komunikimit, Renè Emmanuel Sadi. “Kreu i Shtetit ka urdhëruar hapjen e një hetimi për të zbardhur këtë aksident tragjik”,- vijon ministri.

Gjatë natës, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në mesin e viktimave janë edhe dy gra dhe një fëmijë.

Ngjarja ndodhi në hyrjen jugore të stadiumit Olembè, stadiumi më i ri dhe më i madh në vend, në kryeqytetin e Kamerunit.

“Viktimat u “transportuan menjëherë” me ambulancë, por “trafiku i rënduar rrugor ngadalësoi operacionin e shpëtimit”,- tha ministri. Një fëmijë u shkel gjithashtu nga turma jashtë stadiumit, teksa po kontrolloheshin kartat shëndetësore.

I porsalinduri, që “u dërgua menjëherë në spitalin e përgjithshëm të Yaoundè”, është në gjendje “klinikisht të qëndrueshme”. Kameruni pret ndeshjet e Kupës së Afrikës në futboll nga 9 janari deri më 6 shkurt, në stadiumet e pesë qyteteve të tij.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kupa e afrikes në mesin e viktimave janë edhe dy gra dhe një fëmijë në tragjedi u plagosën edhe 38 persona presidenti i kamerunit raundit të dytë të kupës të afrikës tragjedia ne futboll tragjedia ne kamerun kupa e afrikes në mesin e viktimave janë edhe dy gra dhe një fëmijë në tragjedi u plagosën edhe 38 persona presidenti i kamerunit raundit të dytë të kupës të afrikës tragjedia ne futboll tragjedia ne kamerun

Sondazh

Poll